Vetëm një kandidat është paraqitur për president në Federatën e Futbollit të Maqedonisë
Federata për Futboll në Maqedoni ka filluar përgatitjet për përzgjedhjen e Presidentit të Federatës, ndërsa në këtë garë është paraqitur vetëm Masar Omeragiq, transmeton Portalb.mk. “Vendimi i Komisionit për Zgjedhje dhe Verifikim në kuadër të FFM-së, pas propozimit të LFK-së së Sveti Nikollës, e përcaktoi Masar Omeragiqin si kandidat të vetëm për kryetar të Federatës […]
Federata për Futboll në Maqedoni ka filluar përgatitjet për përzgjedhjen e Presidentit të Federatës, ndërsa në këtë garë është paraqitur vetëm Masar Omeragiq, transmeton Portalb.mk.
“Vendimi i Komisionit për Zgjedhje dhe Verifikim në kuadër të FFM-së, pas propozimit të LFK-së së Sveti Nikollës, e përcaktoi Masar Omeragiqin si kandidat të vetëm për kryetar të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të FFM-së për 22 dhjetor 2024”, raportoi FFM-ja.
Omeragiq është propozim i Lidhjes Komunale të Futbollit – Sveti NIkollë, ndërsa Komisioni ka konfirmuar që kjo është kandidatura e vetme e ardhur në Federatë.
Më 17 nëntor ka dhënë dorëheqje kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini, pasi prej vitit 2018 ka qenë në krye të këtij institucioni. Një muaj më herët pritej Masar Omeragiç të jetë kandidat për kryetar të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Ai paraprakisht ka fituar përkrahje publike edhe nga ish-futbollisti i Maqedonisë, Goran Pandev, i cili shpeshherë e ka kritikuar Sejdinin.
Ndryshe, në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) në fund të muajit tetor është kërkuar mbledhje urgjente nga anëtarët e Këshillit Drejtues të FFM-së, kërkesë e cila pritet të realizohet brenda 21 ditëve. Sejdinit në muajin tetor i është hequr dokumenti diplomatik i udhëtimit, konfirmon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Kryetari i FFM-së paraprakisht ka njoftuar që në fund të muajit shtator është sulmuar nga tre persona në një lokal në qendër të Shkupit. Nga ana tjetër, dy institucionet kryesore në futbollin ndërkombëtar, UEFA dhe FIFA, kanë kërkuar takim urgjent me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me problemet e shkaktuara në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM).