Gjykata Kushtetuese ka ngritur procedurë në lidhje me themelimin e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, reagoi BFI-ja
Gjykata Kushtetuese në seancën e djeshme mori më shumë vendime ku nisi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu”, raporton MIA. Në iniciativën për vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu” […]


Gjykata Kushtetuese në seancën e djeshme mori më shumë vendime ku nisi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu”, raporton MIA.
Në iniciativën për vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu” në fshatin Kondovë të miratuar nga Qeveria më 26 mars të vitit 2024, theksohet se themelues i shkollës së mesme private është Bashkësia Fetare Islame, pas çka parashtruesi pretendon se Bashkësia fetare dhe grupi fetar nuk lejohet të jetë themelues i një shkolle të mesme private ku do të organizohet dhe zhvillohet mësimi për arsimin e mesëm në fushën shoqëroro-humaniste, fusha gjuhësore-artistike dhe fusha matematiko-natyrore. Sipas parashtruesit, Kushtetuta i lejon bashkësitë fetare të themelojnë shkolla fetare, por ato duhet të jenë të karakterit fetar, të operancionalizuara me ligj.
“Me shqetësim të thellë pranuam lajmin se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë̈ së Veriut në një procedurë të përshpejtuar dhe larg opinionit publik nis iniciativën për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së RMV-së, me të cilin Medreseja “Isa Beu” në Shkup themelohet si shkollë e mesme. Nënvizojmë faktin që Akti për themelimin e Medresesë̈ është sjellë në saje të Ligjit për arsimin e mesëm (“Gazeta Zyrtare” e RM-së, nr. 64/18) në procedurë transparente duke kaluar të gjitha filtrat e përcaktuar nga ligjvënësi ashtu siç subjektet tjera fizike e juridike kanë themeluar dhe themelojnë̈ institucione arsimore në vend”, reaguan nga Bashkësia Fetare Islame (BFI).
Ata përkujtojnë se Byroja për Arsim dhe Inspektorati Shtetëror për Arsim kanë dhënë dritë të gjelbër për akreditimin e Medresesë “Isa Beu”.
“Me keqardhje konstatojmë se në Ballkan vetëm vendi ynë nuk akrediton shkollat e Bashkësive fetare që është një rast nonsens për kohën në të cilën jetojmë”, theksoi BFI-ja, duke kërkuar nga nxënësit e Medresesë të qëndrojnë të qetë se BFI-ja do sendërtoj mekanizma për të siguruar vazhdimësi të akreditimit të Medresesë.
Ndryshe, Ministrja për arsim dhe shkencë, Vesna Janevska, vitin e kaluar kishte deklaruar se maturantët e kësaj medrese nuk do të mund të regjistrohen në fakultetet tjera.
Më 26 mars, ministri për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut në atë kohë, Jeton Shaqiri, ka njoftuar që problemi me mosnjohjen e diplomave për nxënësit e “Medresesë Isa Beu” ishte zgjidhur nga Qeveria. Medresantët paraprakisht kishin reaguar disa herë duke kërkuar që shteti t’ua njeh diplomat që të mund të regjistrohen në universitetet në vend.
- LEXO: Problemi me Medresenë “Isa Beu”, reagoi BDI-ja, kryesia e BFI-së do të mblidhet të hënën
- LEXO: RMV, u zgjidh problemi me nxënësit e diplomuar në “Medresenë Isa Beu”
- LEXO: Nxënëset e medresesë protestuan t’iu njihen diplomat për t’u regjistruar në universitete, propozim-ligji fle në Parlament (Video)
- LEXO: RMV, shkolla e mesme teologjike ortodokse dhe medreseja nën ombrellën e shtetit
- LEXO: Protestë, nxënësit e Medresesë të Tetovës kërkojnë që t’u njihen diplomat nga shteti