Udinese e “poshtëron” AC Milanin midis “San Siro”

AC Milani ka pësuar disfatë të rëndë në shtëpi ndaj Udinese, në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A. “Rossonerët” pavarësisht që duhej me patjetër të fitonin me ëndrrën për titull, u mposhtën me rezultat 0-3. Davide Bertesaghi në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi brenda rrjetës, duke shënuar autogol për t’i dhënë […]

Prill 11, 2026 - 20:30
Udinese e “poshtëron” AC Milanin midis “San Siro”

AC Milani ka pësuar disfatë të rëndë në shtëpi ndaj Udinese, në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.

“Rossonerët” pavarësisht që duhej me patjetër të fitonin me ëndrrën për titull, u mposhtën me rezultat 0-3.

Davide Bertesaghi në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi brenda rrjetës, duke shënuar autogol për t’i dhënë epërsinë mysafirëve (27’).

Ndërsa, ishte Jurgen Ekkelenkamp që shënoi me kokë pas harkimit të Zaniolos për ta dyfishuar epërsinë (37’).

Goditjen finale Milanit ia dha Arthur Atta me një supergol nga distanca (71’).

AC Milani kësisoj qëndron në pozitën e tretë me 63 pikë ndërsa Udinese ngjitët në vendin e 10-të me 43 sosh.