Ultimatumi ndaj Iranit, Pakistani i kërkon Trump të shtyjë dhe 2 javë afatin
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme që të respektojnë “një armëpushim dyjavor”, për t’i dhënë mundësi diplomacisë të arrijë një zgjidhje përfundimtare. Sharif ka kërkuar në platformën X nga autoritetet iraniane që të hapin Ngushticën e Hormuzit gjatë kësaj periudhe, “si […]
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme që të respektojnë “një armëpushim dyjavor”, për t’i dhënë mundësi diplomacisë të arrijë një zgjidhje përfundimtare.
Sharif ka kërkuar në platformën X nga autoritetet iraniane që të hapin Ngushticën e Hormuzit gjatë kësaj periudhe, “si një gjest vullneti të mirë”, dhe i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump “të shtyjë me dy javë afatin” e vendosur për ndërhyrjen në Iran.
Kryeministri ka deklaruar se përpjekjet diplomatike për një zgjidhje paqësore të konfliktit po ecin “me ritëm të qëndrueshëm”.