Universiteti i Tetovës organizon mbledhje komemorative për Prof. Dr. Ramiz Abdylin
Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës do të organizojë një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Ramiz Abdylit (10.11.1944 – 23.02.2026), një prej figurave akademike të lidhura ngushtë me zhvillimin e institucionit dhe arsimin e lartë shqiptar në vend. Ceremonia do të mbahet më 20 prill 2026, në orën 11:00, […]
Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës do të organizojë një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Ramiz Abdylit (10.11.1944 – 23.02.2026), një prej figurave akademike të lidhura ngushtë me zhvillimin e institucionit dhe arsimin e lartë shqiptar në vend.
Ceremonia do të mbahet më 20 prill 2026, në orën 11:00, në auditorin nr. 445 të fakultetit.
Në njoftimin e fakultetit theksohet se Prof. Dr. Ramiz Abdylit i takon brezit të intelektualëve të shquar shqiptarë, të cilët jetën dhe veprën e tyre ia kushtuan përparimit të kombit dhe avancimit të proceseve arsimore e shoqërore në të gjitha viset shqiptare.
Ai vlerësohet për kontributin e tij jetik në themelimin, konsolidimin dhe funksionimin e Universitetit të Tetovës, ndërsa angazhimi i tij akademik dhe institucional cilësohet si shembull i përkushtimit dhe përgjegjësisë intelektuale.
Fakulteti Filozofik fton kolegët, studentët dhe miqtë që të marrin pjesë në këtë aktivitet për të nderuar figurën dhe trashëgiminë e Prof. Dr. Ramiz Abdylit.(INA)