Ursula von der Leyen sot në Shkup, vendoset regjim i veçantë i trafikut
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shkup, në kuadër të turneut të saj rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për shkak të vizitës së delegacionit të lartë dhe agjendës së sa...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shkup, në kuadër të turneut të saj rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Për shkak të vizitës së delegacionit të lartë dhe agjendës së saj, SPB Shkup – Njësia për Sigurinë në Komunikacion do të vendosë sot regjim të veçantë të qarkullimit në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të kryeqytetit.
Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për durim dhe respektim të rreptë të urdhrave dhe udhëzimeve të policëve në terren, me qëllim që qarkullimi të zhvillohet në mënyrë të sigurt dhe pa pengesa.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.