Ushtria e Venezuelës në gatishmëri: Na sulmuan por nuk do të na nënshtrojnë
Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës ka njoftuar një vendosje të menjëhershme të forcave ushtarake në të gjithë vendin. Duke folur në spanjisht në një video-adresim, Vladimir Padrino Lopez bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence përballë “agresionit më të keq” ndonjëherë kundër Venezuelës, duke shtuar se Venezuela po ndiqte “urdhrat e Maduros” që të […]


Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës ka njoftuar një vendosje të menjëhershme të forcave ushtarake në të gjithë vendin.
Duke folur në spanjisht në një video-adresim, Vladimir Padrino Lopez bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence përballë “agresionit më të keq” ndonjëherë kundër Venezuelës, duke shtuar se Venezuela po ndiqte “urdhrat e Maduros” që të gjitha forcat e armatosura të dislokohen.
“Na kanë sulmuar, por nuk do të na nënshtrojnë”, tha ai.
Ndryshe, presidenti venezuelian Nicolas Maduro u kap nga Delta Force e ushtrisë amerikane.
Delta Force është njësia kryesore kundër terrorizmit e ushtrisë amerikane.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të kanë kryer “sulme në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe kanë kapur udhëheqësin e saj, presidentin Nicolas Maduro dhe gruan e tij. /Telegrafi