Valbon Limani: Dikush u përpoq që të mos arrihej censusi në Gostivar

Në emisionin “Agora” të moderuar nga Fatjona Geci, i ftuar ishte Valbon Limani, kandidati i Aleancës Kombëtare Shqiptare (AKI) për kryetar të Komunës së Gostivarit, i cili komentoi dështimin për The post Valbon Limani: Dikush u përpoq që të mos arrihej censusi në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 16, 2025 - 12:30
 0
Valbon Limani: Dikush u përpoq që të mos arrihej censusi në Gostivar

Në emisionin “Agora” të moderuar nga Fatjona Geci, i ftuar ishte Valbon Limani, kandidati i Aleancës Kombëtare Shqiptare (AKI) për kryetar të Komunës së Gostivarit, i cili komentoi dështimin për të arritur censusin e votuesve në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në këtë komunë, transmeton Gazeta Flaka

Limani shtoi se çështja e mosdaljes së votuesve është një problem i përgjithshëm, jo vetëm në Gostivar, por edhe në nivel shtetëror, ku pjesëmarrja në votime po bie në çdo cikël zgjedhor.

“Një ndër faktorët kryesorë që ndikoi në këtë situatë është lista zgjedhore, e cila nuk është e pastruar. Në këtë listë figurojnë edhe persona të ndjerë prej vitesh, çka e rrit artificialisht numrin e votuesve dhe e bën të vështirë arritjen e censusit prej një të tretës,” deklaroi Limani, përcjell Gazeta Flaka.

Ai vuri në dukje se në Gostivar janë regjistruar 83 mijë votues, për të cilët u caktuan 23 këshilltarë, edhe pse popullsia rezidente zyrtare është vetëm 59.770 banorë. “Kemi një reduktim të numrit të këshilltarëve nga 31 në 23, ndërsa lista zgjedhore mbeti e pandryshuar. Ky është një paradoks që vështirëson procesin demokratik,” shtoi ai.

Limani foli edhe për qëllimet politike të disa subjekteve që, sipas tij, organizuan thirrje të qëllimshme për bojkot të zgjedhjeve. “Duke qenë se disa subjekte e dinin paraprakisht rezultatin e garës, synimi i tyre ishte të pengonin fitoren e kundërkandidatit,” theksoi ai.

“Censusi nuk u arrit për vetëm 21 vota”

Duke komentuar rezultatin final, Limani tha se diferenca mes tij dhe dy kundërkandidatëve të tjerë shqiptarë ishte rreth 13 mijë vota, ndërsa censusi dështoi për vetëm 21 vota. “Ishim shumë afër, por atmosfera politike dhe mosbesimi i qytetarëve ndaj politikës ndikuan direkt në daljen e ulët në votime,” tha ai, transmeton Gazeta Flaka

Ai zbuloi se janë dorëzuar dy ankesa pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rivotim në dy vendvotime, të bazuara në vërejtje ligjore, por ato nuk janë marrë në konsideratë. “Nëse do të ishte lejuar rivotimi në ato dy vende, shumë gjasë censusi do të ishte arritur dhe Gostivari do të kishte shmangur shpenzimet e panevojshme për zgjedhje të reja,” tha Limani.

Sipas tij, vendimi për të mos ndërmarrë rivotimin e kërkuar ka sjellë pasoja të panevojshme financiare dhe shoqërore. “Për riorganizimin e zgjedhjeve do të duhen mbi 500 mijë euro vetëm për Gostivarin, ndërsa qytetarët janë sërish të detyruar të dalin në votime,” përfundoi ai. Gazeta Flaka

The post Valbon Limani: Dikush u përpoq që të mos arrihej censusi në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .