Valbon Limani: Censusi ekziston vetëm në Maqedoni dhe Bullgari – Kjo është paradoksale
Në një intervistë për emisionin “Stadion” të Kanal 77, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe kandidati i Aleancës Kombëtare Shqiptare (AKI) për zgjedhjet e 19 tetorit, The post Valbon Limani: Censusi ekziston vetëm në Maqedoni dhe Bullgari – Kjo është paradoksale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në një intervistë për emisionin “Stadion” të Kanal 77, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe kandidati i Aleancës Kombëtare Shqiptare (AKI) për zgjedhjet e 19 tetorit, Valbon Limani, ngriti shqetësime serioze lidhur me konceptin e “zgjedhjeve të përsëritura” që pritet të mbahen në këtë komunë pas dështimit për të arritur censusin, transmeton Gazeta Flaka
“Pasi konsultuam ekspertë të së drejtës dhe ish-gjyqtarë, qëndrimi i përgjithshëm ishte se zgjedhjet e përsëritura duhet të zhvillohen me të njëjtët kandidatë që morën pjesë në raundin e parë,” theksoi Limani.
Ai shtroi një pyetje që, sipas tij, prek thelbin e drejtësisë zgjedhore:
“Me 19 tetor kishte census prej rreth 17 mijë votash për t’u zgjedhur kryetari. Tani, nëse shpallen zgjedhjet e reja dhe lejohet të kandidojnë kandidatë të rinj, ata mund të zgjidhen me shumë më pak vota dhe pa census. Ku është drejtësia këtu? Pse për mua të vlejë censusi ndërsa për dikë tjetër të mos vlejë fare?”
Limani e cilësoi paradoksale situatën ligjore që kërkon census vetëm për zgjedhjen e kryetarit të komunës, por jo për zgjedhjen e këshillit komunal, përcjell Gazeta Flaka.
“Censusi ekziston vetëm në Maqedoni dhe në Bullgari”
“Censusi për zgjedhjet lokale ekziston vetëm në Maqedoni dhe Bullgari. Asnjë vend i Bashkimit Evropian apo i rajonit nuk e kërkon atë për zgjedhje lokale. Në Bullgari, në raundin e parë kërkohet pjesëmarrje 40% e votuesve, ndërsa në të dytin 25%. Në të gjitha vendet e tjera nuk ka census për zgjedhjen e kryetarit të komunës,” sqaroi Limani.
“Do të siguroj që Komuna të funksionojë pa pengesa”
Pavarësisht pasigurive, Limani garantoi se Komuna e Gostivarit do të funksionojë normalisht.
“Këshilli komunal do të vazhdojë punën, ka afate ligjore, buxhete dhe programe vjetore që duhen miratuar. Edhe përkundër situatës së paqartë, sa të jem në këtë pozitë do të siguroj që të gjitha proceset të vijojnë pa pengesa, pavarësisht nëse vijon një administrator i emëruar nga qeveria apo jo,” deklaroi ai, transmeton Gazeta Flaka.
Ai përfundoi se interesat e qytetarëve të Gostivarit janë prioriteti i tij:
“Unë do të bëj maksimumin që detyrat të kryhen pa vonesa, sepse mbi gjithçka, më të rëndësishëm se gjithçka tjetër janë qytetarët e Gostivarit.”
Për më shumë, ndiqni intervistën e plotë në emisionin “Stadion” në Kanal 77. Gazeta Flaka
The post Valbon Limani: Censusi ekziston vetëm në Maqedoni dhe Bullgari – Kjo është paradoksale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .