Valbon Limani prezanton “Ura e Harmonisë” dhe bulevardin modern të Gostivarit
Paralelisht, kemi nisur transformimin e bulevardit kryesor të qytetit. Ai tashmë është përfunduar deri pranë Pallatit të Kulturës, me gjatësi 1.657 metra dhe katër korsi funksionale. Gjithashtu, kemi arritur marrëveshje me pronarin e një objekti që pengonte zgjerimin e sipërfaqes rrugore, konkretisht ndërtesa mes Komunës dhe urës ekzistuese mbi lumin Vardar. Projekti është gati, dhe […]
Paralelisht, kemi nisur transformimin e bulevardit kryesor të qytetit. Ai tashmë është përfunduar deri pranë Pallatit të Kulturës, me gjatësi 1.657 metra dhe katër korsi funksionale.
Gjithashtu, kemi arritur marrëveshje me pronarin e një objekti që pengonte zgjerimin e sipërfaqes rrugore, konkretisht ndërtesa mes Komunës dhe urës ekzistuese mbi lumin Vardar. Projekti është gati, dhe në pranverë do të fillojë realizimi i punimeve për këtë pjesë të bulevardit.
Po ashtu, po zhvillojmë bisedime intensive me pronarët e objekteve në pjesën tjetër të bulevardit, nga udhëkryqi i rrugës së Dibrës deri te udhëkryqi drejt Spitalit të qytetit. Bisedimet janë konstruktive, me besim të ndërsjellë, dhe presim që marrëveshjet të finalizohen së shpejti.
Bulevardi do të shndërrohet në zemrën urbane të Gostivarit, me ndriçim modern, shtigje për biçikleta dhe hapësira të gjelbra për qytetarët. Ai do të jetë një hapësirë funksionale dhe sociale, ku qyteti zhvillohet bashkë me njerëzit e tij.
Qasja jonë ndaj zhvillimit është e planifikuar, e barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Çdo qytetar, në çdo lagje dhe fshat të Gostivarit, do të jetë pjesë e këtij transformimi.
Faleminderit për besimin tuaj. Me vizion, punë dhe përgjegjësi, do të vazhdojmë të ndërtojmë një Gostivar më të fortë dhe më modern – me Gostivarin në zemër.