Ministria e Drejtësisë: Dy përfaqësues nga partitë për grupin punues për Ligjin Zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka dërguar letër për Kuvendin, partitë parlamentare dhe grupet e pavarura dhe deputetët, duke kërkuar të nominojnë nga dy përfaqësues për grupin punues për Ligjin Zgjedhor. Pritet që puna të nisë në gjysmën e dytë të janarit, sipas pritshmërive të Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit. Siç shpjegojnë nga Ministria e Drejtësisë, një […]

dhjetor 30, 2025 - 18:00
 0
Ministria e Drejtësisë: Dy përfaqësues nga partitë për grupin punues për Ligjin Zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka dërguar letër për Kuvendin, partitë parlamentare dhe grupet e pavarura dhe deputetët, duke kërkuar të nominojnë nga dy përfaqësues për grupin punues për Ligjin Zgjedhor. Pritet që puna të nisë në gjysmën e dytë të janarit, sipas pritshmërive të Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit.
Siç shpjegojnë nga Ministria e Drejtësisë, një version punues i Ligjit Zgjedhor do t’u dërgohet deputetëve, të cilët pas konsultimeve në partitë e tyre duhet të paraqesin propozime për grupin punues.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një intervistë për MIA javën e kaluar deklaroi se koordinatorët e grupeve parlamentare janë dakorduar që Ligji Zgjedhor të miratohet me konsensus, por nuk sqaroi afatin kohor për miratimin e tij.