Valbon Limani takon banorët e Turçanit të Madh dhe Llakavicës, kërkon mbështetje për 11 janarin
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Komunal Valdet Xhaferi dhe drejtues të shtabit zgjedhor, sonte ka The post Valbon Limani takon banorët e Turçanit të Madh dhe Llakavicës, kërkon mbështetje për 11 janarin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Komunal Valdet Xhaferi dhe drejtues të shtabit zgjedhor, sonte ka takuar banorët e Turçanit të Madh dhe të fshatit Llakavicë.
Gjatë këtyre dy takimeve, Limani shpalosi projektet e realizuara ndër vite në këto dy lokalitete, si dhe planet dhe investimet që pritet të zbatohen në mandatin e tij të ri. Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve që më 11 janar të rikonfirmojnë vullnetin e shprehur më 19 tetor.
Nga ana e tij, kryesuesi i Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, ftoi për përkrahje masive të kandidatit Limani, duke theksuar se 11 janari do të jetë një festë e madhe e demokracisë në Gostivar. Duke u uruar banorëve Vitin e Ri, Xhaferi shtoi se viti 2026 nis mbarë për Gostivarin me fitoren e Valbon Limanit. Gazeta Flaka
The post Valbon Limani takon banorët e Turçanit të Madh dhe Llakavicës, kërkon mbështetje për 11 janarin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .