Bejta: Gostivari do të ecë përpara me përgjegjësi dhe bashkëpunim me qytetarët

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sot së bashku me aktivin e koalicionit VLEN, zhvilloi takime në terren në një pjesë të qytetit të Gostivarit. The post Bejta: Gostivari do të ecë përpara me përgjegjësi dhe bashkëpunim me qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 30, 2025 - 01:30
 0
Bejta: Gostivari do të ecë përpara me përgjegjësi dhe bashkëpunim me qytetarët

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sot së bashku me aktivin e koalicionit VLEN, zhvilloi takime në terren në një pjesë të qytetit të Gostivarit.

Gjatë këtyre takimeve, Bejta theksoi se mikpritja dhe mbështetja e qytetarëve janë dëshmi e qartë se ndryshimi është i mundur dhe i domosdoshëm për Gostivarin. Ai u shpreh se qyteti ka nevojë për një qasje të re, të bazuar në punë të ndershme, përgjegjësi institucionale dhe projekte konkrete që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

“Gostivari do të ecë përpara me punë, përgjegjësi dhe projekte konkrete, të cilat do t’i realizojmë së bashku me qytetarët”, deklaroi Bejta, duke shtuar se bashkëpunimi me qytetarët do të jetë themeli i qeverisjes së ardhshme lokale. Gazeta Flaka

The post Bejta: Gostivari do të ecë përpara me përgjegjësi dhe bashkëpunim me qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .