Valbon Limani viziton Universitetin Ndërkombëtar “Vision” për të përkrahur arsimin dhe dijen në Gostivar
Ditët e fundit të këtij viti e gjetën kandidatin e AKI-së për kryetar komune të Gostivarit, Valbon Limani, më afër një vatre të dijes, Universitetit Ndërkombëtar “Vision”. Së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal, z. Valdet Xhaferi, dhe grupin e këshilltarëve të AKI-së, Limani vizitoi këtë institucion të rëndësishëm arsimor. Gjatë vizitës, ai falënderoi rektorin […]
Ditët e fundit të këtij viti e gjetën kandidatin e AKI-së për kryetar komune të Gostivarit, Valbon Limani, më afër një vatre të dijes, Universitetit Ndërkombëtar “Vision”.
Së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal, z. Valdet Xhaferi, dhe grupin e këshilltarëve të AKI-së, Limani vizitoi këtë institucion të rëndësishëm arsimor.
Gjatë vizitës, ai falënderoi rektorin Prof. Dr. Ahmed Vexhdi Xhan, rektorin themelues Prof. Dr. Fadil Hoxha, kryetarin e fondacionit “Shar Vardar”, z. Mefail Rexhep, dekanin Prof. Dr. Adnan Vranko, si dhe gjithë profesorët dhe akademikët për pritjen e ngrohtë.
“Shpreh krenarinë që në qytetin tonë kemi një tempull dijeje si Universiteti ‘Vision’. Do të jem gjithmonë i gatshëm dhe i lumtur të jem në krah të tyre, në mbështetje të dijes, arsimit dhe të ardhmes së Gostivarit,” deklaroi Limani në rrjetet sociale.