Valdet Xhaferi uron Dr. Valbon Limanin për detyrën e Kryetarit të Komunës së Gostivarit

Kryesuesi i Këshillit Komunal dhe kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, ka uruar Dr. Valbon Limanin me rastin e marrjes së detyrës si Kryetar i Komunës së The post Valdet Xhaferi uron Dr. Valbon Limanin për detyrën e Kryetarit të Komunës së Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 16, 2026 - 21:00
 0
Valdet Xhaferi uron Dr. Valbon Limanin për detyrën e Kryetarit të Komunës së Gostivarit

Kryesuesi i Këshillit Komunal dhe kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, ka uruar Dr. Valbon Limanin me rastin e marrjes së detyrës si Kryetar i Komunës së Gostivarit, duke e cilësuar këtë moment si të rëndësishëm për qytetin dhe qytetarët.

“Me krenari, të uroj marrjen e detyrës si Kryetar i Komunës së Gostivarit. Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për ty personalisht, por për të gjithë ata që besojnë në punën e ndershme, në përkushtimin e sinqertë dhe në dashurinë për vendin tonë,” ka deklaruar Xhaferi.

Ai theksoi se Gostivari ka nevojë për udhëheqje me vizion dhe përgjegjësi, duke vënë në pah pritshmëritë ndaj drejtimit të ri të komunës. “Gostivari ka nevojë për udhëheqje me vizion, guxim dhe zemër të madhe. Ka nevojë për njerëz që e ndiejnë përgjegjësinë ndaj qytetarëve, ndaj rinisë, ndaj familjeve dhe ndaj së ardhmes së këtij qyteti krenar,” u shpreh ai.

Xhaferi shprehu bindjen se përmes punës dhe përkushtimit do të rikthehet shpresa te qytetarët. “Jam i bindur se me punë të palodhur, me përkushtim maksimal dhe me angazhim të pastër, do të arrijmë të dalim të gjithë faqebardhë dhe t’i kthejmë shpresën e merituar Gostivarit tonë,” tha ai.

Në urimin e tij, Xhaferi theksoi rëndësinë e shërbimit të ndershëm dhe barazisë për të gjithë qytetarët. “Le të jetë kjo detyrë një shërbim i ndershëm ndaj qytetit, një angazhim për zhvillim dhe barazi për të gjithë, pa dallime,” nënvizoi ai, duke shtuar se çdo vendim duhet të udhëhiqet nga interesi i qytetarëve dhe dashuria për Gostivarin.

Në fund, Xhaferi i uroi Limanit suksese në rrugëtimin e ri: “Suksese në këtë rrugëtim të ri, forcë, urtësi dhe mbështetje të vazhdueshme! Gostivari meriton më të mirën, dhe ne besojmë se do ta japim më të mirën për të. Na priftë e mbara, bashkë me Gostivarin në zemër.” Gazeta Flaka

The post Valdet Xhaferi uron Dr. Valbon Limanin për detyrën e Kryetarit të Komunës së Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .