Nga 1 marsi ndalim i ashpër i duhanit në hapësirat publike
Nga 1 marsi, pritet të hyjnë në fuqi ndryshime të reja ligjore që parashohin ndalim pothuajse të plotë të pirjes së duhanit në hapësirat publike. Sipas propozimeve, duhani do të The post Nga 1 marsi ndalim i ashpër i duhanit në hapësirat publike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nga 1 marsi, pritet të hyjnë në fuqi ndryshime të reja ligjore që parashohin ndalim pothuajse të plotë të pirjes së duhanit në hapësirat publike. Sipas propozimeve, duhani do të ndalohet në institucionet shëndetësore, arsimore-edukative, në të gjitha llojet e transportit publik, në terrenet sportive – qofshin të hapura apo të mbyllura – si dhe në kafenetë që nuk janë të hapura nga të tria anët.
Ligji parashikon gjithashtu ndalim total të reklamimit të duhanit, jo vetëm në mediat tradicionale, por edhe në ato online. Ndalimi do të vlejë edhe për personazhet publike dhe influencerët, të cilët nuk do të lejohen të promovojnë duhanpirjen, produktet apo pajisjet për duhan në asnjë formë.
Opinioni publik është i ndarë. Disa qytetarë e konsiderojnë ligjin të tepruar dhe diskriminues ndaj duhanpirësve.
“Për një ose dy që nuk janë duhanpirës, ne të tjerët nuk duhet të pimë. Nuk është zgjidhje kjo”, u shpreh një qytetar.
Megjithatë, ka edhe duhanpirës që e mbështesin ligjin, por kërkojnë krijimin e hapësirave të veçanta.
“Nuk jam kundër ligjit, por të mos na diskriminojnë. Le të ketë hapësira të veçanta, që edhe ne të mund ta shijojmë kafenë”, tha një qytetar tjetër.
Qytetarë të tjerë theksojnë se duhanpirja dëmton seriozisht joduhanpirësit dhe se kufizimet janë të nevojshme për shëndetin publik.
“Unë jam duhanpirëse, por shumë i dëmtojmë joduhanpirësit. Prandaj mendoj se ligji duhet të ekzistojë”, deklaroi një qytetare.
Ndërkohë, drejtori i Fondit Shëndetësor, përmes një postimi në rrjetin social X, njoftoi se duhani do të ndalohet edhe në veturat private nëse në to ndodhen fëmijë. Ai paralajmëroi gjobat e rënda, deri në 5,000 euro për kompanitë dhe 100 deri në 300 euro për qytetarët.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 45% e popullsisë së rritur në vend pi duhan. Alarmante janë edhe shifrat te të rinjtë: 37.4% e djemve të moshës 15–16 vjeç përdorin cigare, ndërsa 40.3% konsumojnë cigare elektronike.
Flaka
The post Nga 1 marsi ndalim i ashpër i duhanit në hapësirat publike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .