Vance: Trupat amerikane janë ende opsion, nëse Rusia dështon të negociojë për paqe

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se dërgimi i trupave në Ukrainë “është ende në tavolinë” nëse Rusia dështon të negociojë një marrëveshje paqeje. Ai ka folur ndërsa sot, 14 shkurt, nis Konferenca e Sigurisë në Munih. “Mendoj se është një marrëveshje që do të dalë nga kjo dhe që do të tronditë shumë njerëz”, […] The post Vance: Trupat amerikane janë ende opsion, nëse Rusia dështon të negociojë për paqe appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 14, 2025 - 19:00
 0  10
Vance: Trupat amerikane janë ende opsion, nëse Rusia dështon të negociojë për paqe

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se dërgimi i trupave në Ukrainë “është ende në tavolinë” nëse Rusia dështon të negociojë një marrëveshje paqeje. Ai ka folur ndërsa sot, 14 shkurt, nis Konferenca e Sigurisë në Munih.

“Mendoj se është një marrëveshje që do të dalë nga kjo dhe që do të tronditë shumë njerëz”, ka thënë ai për “Wall Street Journal”.

“Presidenti do të thotë, ‘gjithçka është në tavolinë, le ta bëjmë një marrëveshje’”.

Ai ka përsëritur se SHBA-ja dëshiron që Ukraina të dalë nga bisedimet e paqes me pavarësinë e saj, por theksoi se është e paqartë se sa nga territori i saj do të mbetet nën kontrollin rus.

“Ka një numër formulimesh, por ne po kujdesemi që Ukraina ta ketë pavarësinë sovrane”.

Vance do të jetë pjesë e konferencës. Ai ka qenë zë kritik ndaj ndihmës amerikane për Ukrainën dhe pati thënë vitin e kaluar se Evropa duhet të zgjohet me vënien në fokus të SHBA-së në Azinë Lindore.

The post Vance: Trupat amerikane janë ende opsion, nëse Rusia dështon të negociojë për paqe appeared first on InfoShqip.com.