Trump vendos tarifa prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 25 për qind tarifa në të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke kërcënuar me përshkallëzim të luftës tregtare, që ka tronditur tregjet në gjithë botën. Trump ka marrë vendim për rritje të tarifave amerikane ndaj aluminit në 25 për qind, për dallim […] The post Trump vendos tarifa prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 11, 2025 - 13:00
 0  4
Trump vendos tarifa prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 25 për qind tarifa në të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke kërcënuar me përshkallëzim të luftës tregtare, që ka tronditur tregjet në gjithë botën.

Trump ka marrë vendim për rritje të tarifave amerikane ndaj aluminit në 25 për qind, për dallim nga tarifa e mëparshme prej 10 për qind, si dhe i ka anuluar marrëveshjet për kuota, apo përjashtime tjera specifike për të dyja metalet.

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se masat do të hyjnë në fuqi prej 4 marsit. Tarifat do të zbatohen për miliona tonë të importeve të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Koreja e Jugut, si dhe shtete tjera, mallrat e të cilave kanë hyrë në SHBA pa ndonjë taksë shtesë. Ekspertët kanë thënë se tarifat do të prekin gjithë ekonominë e botës.

The post Trump vendos tarifa prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit appeared first on InfoShqip.com.