Vdekja e policit Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

Të hënën e 24 gushtit do të varroset Altin Kryeziu, polici që vdiq disa ditë pasi u aksidentua në krye të detyrës. Lajmin për ceremoninë e varrimit e bënë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët njoftuan se Altini do të varroset në varre...

gusht 23, 2026 - 15:30
Vdekja e policit Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

Të hënën e 24 gushtit do të varroset Altin Kryeziu, polici që vdiq disa ditë pasi u aksidentua në krye të detyrës.

Lajmin për ceremoninë e varrimit e bënë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët njoftuan se Altini do të varroset në varrezat e fshatit Bubavec nga ora 17:00.

“Në këtë ditë të rëndë, do t’i japim lamtumirën e fundit Altinit, djalit, policit dhe njeriut që la pas kujtime, dhimbje e respekt të pashlyeshëm. U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, thuhet në njoftimin mortor.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.