Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Fikret Nuredini nga Reçani i Gostivarit
Ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçe, ish-ushtari i Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Fikret Nuredini nga Reçani i Gostivarit. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor. The post Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Fikret Nuredini nga Reçani i Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçe, ish-ushtari i Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Fikret Nuredini nga Reçani i Gostivarit.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë. Me dhimbje të thellë ndajmë me ju lajmin për ndarjen nga jeta të kushëririt tonë, Fikret Nuredini – Reçani. Varrimi do të bëhet nesër, pas namazit të iqindisë, te varrezat e reja. Allahu i Madhërishëm e mëshiroftë”, thuhet në njoftimin e familjes.
I ndjeri ishte pjesëmarrës në luftën e vitit 2001, në kuadër të Brigadës 116, nën komandën e Tahir Sinani.
Fikret Nuredini la pas vetes bashkëshorten, një djalë dhe një vajzë. Gazeta Flaka
The post Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Fikret Nuredini nga Reçani i Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .