Vdes në QKUK grabitësi që u plagos në Veternik

M.V, i nacionalitetit serb, i cili u plagos ditëve më parë gjatë një grabitje në Veternik të Prishtinës, ka vdekur sonte në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai po trajtohej në Klinikën Intensive, që nga e hëna e kaluar. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Intensive Shaqir Uka. “Pacienti të cilit ju i […]

Mars 27, 2025 - 00:00
 0  4
Vdes në QKUK grabitësi që u plagos në Veternik

M.V, i nacionalitetit serb, i cili u plagos ditëve më parë gjatë një grabitje në Veternik të Prishtinës, ka vdekur sonte në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai po trajtohej në Klinikën Intensive, që nga e hëna e kaluar.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Intensive Shaqir Uka.

“Pacienti të cilit ju i referoheni dhe ka marrë plagë me armë zjarri në grabitjen në Veternik ka ndërruar jetë sonte pak minuta para orës 21. Plagët kanë qenë në regjionin e kraharorit, barkut dhe në ekstremitetin e poshtëm të djathtë.”, ka thënë ai për Reporteri.

Dy persona janë plagosur më 17 mars në një rast të grabitjes në oborrin e qendrës tregtare “Albi Mall”.

I plagosur mbeti një 42 vjeçar nga Vushtrria i cili mori dy plumba në shpinë nga grabitësit dhe i plagosuri tjetër ishte njëri prej grabitësve, i nacionalitetit serb.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se njëri nga grabitësit është arrestuar, kurse tre të tjerët janë në arrati.