Pacolli: Shumë presidentë e diplomatë botëror i kam pritur e përcjellur me aeroplanin tim
Ish-shefi i diplomacies kosovare, Behgjet Pacolli ka theksuar se aeroplani i tij privat ka shërbyer jo vetëm për nevojat e tij personale, por edhe për Qeverinë e Kosovës gjatë periudhës kur ai ka qenë në pushtet. Në një intervistë për FrontOnline, Pacolli ka zbuluar se shumë liderë dhe diplomatë të huaj kanë udhëtuar me aeroplanin e
Ish-shefi i diplomacies kosovare, Behgjet Pacolli ka theksuar se aeroplani i tij privat ka shërbyer jo vetëm për nevojat e tij personale, por edhe për Qeverinë e Kosovës gjatë periudhës kur ai ka qenë në pushtet.
Në një intervistë për FrontOnline, Pacolli ka zbuluar se shumë liderë dhe diplomatë të huaj kanë udhëtuar me aeroplanin e tij gjatë kësaj periudhe.
“Sa kam qenë në Qeveri, aeroplani im i ka shërbyer Qeverisë së Kosovës. Shumë presidentë, diplomatë nga e gjithë bota i kemi pritë dhe përcjellur me aeroplan timin, dhe unë konsideroj që sa kam qenë në Qeveri, ka qenë instrument edhe i Qeverisë së Kosovës” tha Pacolli.
Ai theksoi se përdorimi i aeroplanit privat ka qenë i çasshsëm edhe për Qeverinë e vendit
‘’Shumë presidentë, diplomatë nga e gjithë bota i kemi pritë dhe përcjellur me aeroplan timin dhe unë konsideroj sa kam qenë në Qeveri ka qenë instrument edhe i Qeverisë së Kosovë’’, potencoi Pacolli për FrontOnline.
/FrontOnline/