Vdes vëllai i Lutfi Hazirit

Vëllai i Lufti Hazirit, Bedriu Haziri, ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Zurichut pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmin e ka bërë të ditur, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook. Haziri e kujton të vëllanë si një person të veçantë, të ndershëm dhe me shpirt të bardhë. “Ka qenë më i miri mes […]

dhjetor 2, 2025 - 21:30
 0
Vdes vëllai i Lutfi Hazirit

Vëllai i Lufti Hazirit, Bedriu Haziri, ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Zurichut pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook.

Haziri e kujton të vëllanë si një person të veçantë, të ndershëm dhe me shpirt të bardhë.

“Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte. Do të kujtojmë përjetë shpirtin e bardhë e njerëzinë e tij,” tha ai.

“Informacione për datën dhe vendin e varrimit dhe të pamjeve do të njoftohen në kohën e duhur”, shkroi Haziri.