Nesër rifillon punën Trafiku Urban

Trafiku Urban ka njoftuar se nga nesër do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik. Vendimi është marrë pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria, që i ka mundësuar Komunës së Prishtinës të nisë procedurën e pagesave. “Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare […]

dhjetor 2, 2025 - 21:30
 0
Nesër rifillon punën Trafiku Urban
Prishtina njofton dy linja të reja të autobusëve

Prishtina njofton dy linja të reja të autobusëve

Trafiku Urban ka njoftuar se nga nesër do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik.

Vendimi është marrë pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria, që i ka mundësuar Komunës së Prishtinës të nisë procedurën e pagesave.

“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA ju njofton se nga neser, më datë 03 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik.

Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes.

Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë që qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin e treguar