Vdesin dy persona që u aksidentuan ditë më parë

Dy persona kanë vdekur në spital pasi ishin aksidentuar, në dy raste të ndara, ditë më parë. Në rastin e parë, aksidenti pati ndodhur në Prishtinë më 30 dhjetor dhe derisa ishte në trajtim viktima ka vdekur më 9 janar. “Me 09.01.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte në tretman mjekësor, si pasojë

Jan 10, 2026 - 13:00
 0
Vdesin dy persona që u aksidentuan ditë më parë
Vdesin dy persona që u aksidentuan ditë më parë

Vdesin dy persona që u aksidentuan ditë më parë

Dy persona kanë vdekur në spital pasi ishin aksidentuar, në dy raste të ndara, ditë më parë.

Në rastin e parë, aksidenti pati ndodhur në Prishtinë më 30 dhjetor dhe derisa ishte në trajtim viktima ka vdekur më 9 janar.

“Me 09.01.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte në tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia.

Ndërsa, në fshatin Slivovë më 3 janar ishte aksidentuar një grua e cila po trajtohej në QKUK deri kur vdiq më 10 janar.