Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash

Vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë, njofton KQZ-ja. “Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 23:59) përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin

dhjetor 7, 2025 - 18:30
 0
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash

Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash

Vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë, njofton KQZ-ja.

“Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 23:59) përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Janë 141 kandidatë që i përfaqësojnë subjektet politike në fjalë:

  1. Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë;
  2. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë;
  3. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë;
  4. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë;
  5. Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë; dhe
  6. FJALA – 20 kandidatë.

“Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”.