Veliaj: 2024, vit i jashtëzakonshëm për sportin
Në mbyllje të konferencës së Shoqatës Islamike të Solidaritetit Sportiv që u zhvillua për herë të parë në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj shoqate, Nasser Majali. Veliaj theksoi rëndësinë e partneriteteve me vendet e Lindjes së Mesme, duke shprehur dëshirën e Bashkisë së Tiranës për të forcuar […]
Në mbyllje të konferencës së Shoqatës Islamike të Solidaritetit Sportiv që u zhvillua për herë të parë në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj shoqate, Nasser Majali.
Veliaj theksoi rëndësinë e partneriteteve me vendet e Lindjes së Mesme, duke shprehur dëshirën e Bashkisë së Tiranës për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore.
“Ne si qytet jemi shumë të interesuar edhe si qytet për të pasur më shumë partneritet me Omanin, me Kuvajt City, më shumë partneritet me vendet e Lindjes së Mesme, e jo vetëm për çështje të besimit, që na bashkon, por edhe të një mundësie ekonomike të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.
Më tej, ai vlerësoi vitin që po lëmë pas si shumë të suksesshëm për Shqipërinë në sport, duke përmendur medaljet olimpike që sportistët kanë sjellë në vend.
“Për herë të parë iu gëzuam faktit se Shqipëria mori medaljet e para olimpike. Ndërkohë, për një vend pa pista skish, kur pamë një goë tonën që për herë parë kapi podiumin, që do të thotë se mrekullitë mund të ndodhin, duhet vetëm njerëz që t’u rrinë nga mbrapa gjërave dhe të insistojnë”, shtoi më tej kryebashkiaku i Tiranës.
Më tej kryebashkiaku Veliaj garantoi se Bashkia e Tiranës do të jetë gjithmonë në mbështetje të sportit dhe Komitetit Olimpik.
Tv Klan