Ministri i Jashtëm, Igli Hasani uron Radmila Shekerinskën për emërimin si zëvendëssekretare e NATO-s

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar ish-ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska për emërimin e saj si zëvendëssekretare e NATO-s. Hasani në një postim në “X” shprehet i kënaqur që ky rol i besohet për herë të parë një përfaqësuesi të një aleati të NATO-s nga Ballkani […]

Nëntor 19, 2024 - 23:00
 0  8
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani uron Radmila Shekerinskën për emërimin si zëvendëssekretare e NATO-s

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar ish-ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska për emërimin e saj si zëvendëssekretare e NATO-s.

Hasani në një postim në “X” shprehet i kënaqur që ky rol i besohet për herë të parë një përfaqësuesi të një aleati të NATO-s nga Ballkani Perëndimor.

“Urime Radmilës të Maqedonisë së Veriut, për emërimin e saj si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm e NATO-s. Është kënaqësi të shoh që ky rol i rëndësishëm i besohet për herë të parë një përfaqësuesi të dalluar të një aleati të NATO-s nga Ballkani Perëndimor. Mezi pres të bashkëpunojmë ngushtë për të adresuar sfidat e sigurisë rajonale dhe globale dhe për të forcuar angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin”, shprehet ministri Hasani.

Shekerinska do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti. Ajo ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020.

Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mircea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.