Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë, legalizimi bëhet përmes A-TEST

Nga data 1 prill 2026, të gjitha automjetet që posedojnë xhama të errësuar do të duhet t’i legalizojnë ato përmes procedurës së A-TEST-it, në mënyrë që të jenë të rregullta në dokumentacion. Sipas njoftimit, ky proces do të kryhet në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), ku bëhet verifikimi i përputhshmërisë së xhamave me standardet

Prill 2, 2026 - 11:30
Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë, legalizimi bëhet përmes A-TEST
vendim-i-ri:-xhamat-e-zinj-ne-vetura-tashme-lejohen-ne-kosove,-legalizimi-behet-permes-a-test

vendim-i-ri:-xhamat-e-zinj-ne-vetura-tashme-lejohen-ne-kosove,-legalizimi-behet-permes-a-test

Nga data 1 prill 2026, të gjitha automjetet që posedojnë xhama të errësuar do të duhet t’i legalizojnë ato përmes procedurës së A-TEST-it, në mënyrë që të jenë të rregullta në dokumentacion.

Sipas njoftimit, ky proces do të kryhet në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), ku bëhet verifikimi i përputhshmërisë së xhamave me standardet e lejuara.

Institucionet bëjnë të ditur se pa kryerjen e A-TEST-it, foliet në xhama do të konsiderohen të parregullta, gjë që mund të sjellë edhe penalizime për drejtuesit e automjeteve.

Pronarët e veturave që kanë vendosur folije në xhama këshillohen që të paraqiten në QAK për të kryer testimin dhe për të shmangur gjobat e mundshme.