Venera Azizi: Qeveria mori vendim, 300.000 denarë mbështetje financiare për projekte për të rinjtë

Qeveria mbajti seancën e saj të 77-të, gjatë së cilës u morën disa vendime të rëndësishme në interes të qytetarëve. Në këtë seancë u shqyrtua Informacioni për miratimin e Propozim-Programit për mbështetje financiare të projekteve nga fusha e rinisë dhe organizatat rinore, për vitin 2025, përmes Ministrisë për Punë Sociale, Demografi dhe Rini. Përmes Ministrisë […]

maj 6, 2025 - 21:00
 0  4
Venera Azizi: Qeveria mori vendim, 300.000 denarë mbështetje financiare për projekte për të rinjtë

Qeveria mbajti seancën e saj të 77-të, gjatë së cilës u morën disa vendime të rëndësishme në interes të qytetarëve.

Në këtë seancë u shqyrtua Informacioni për miratimin e Propozim-Programit për mbështetje financiare të projekteve nga fusha e rinisë dhe organizatat rinore, për vitin 2025, përmes Ministrisë për Punë Sociale, Demografi dhe Rini.

Përmes Ministrisë do të jepen grante për projekte nga fusha e rinisë për organizatat rinore deri në shumën maksimale prej 300.000 denarë.

Projektet dhe aplikacionet duhet të jenë të orientuara drejt këtyre synimeve prioritare:

Forcimi i ndikimit të të rinjve në të gjitha proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar mbi bazën e një kornize ligjore të përshtatshme;
Njohja e punës rinore si një mjet kyç për ndihmën në zhvillimin pozitiv personal dhe social të të rinjve;
Ofrimi i njohurive dhe aftësive për shkrimin dhe leximin mediatik dhe digjital, që identifikojnë dezinformatat dhe artikulojnë interesat dhe qëndrimet e tyre si qytetarë aktivë në shoqëri me një vetëdije kritike të zhvilluar;
Rritja e vetëdijes dhe zbatimi i masave për reduktimin e dhunës ndërmjet të rinjve, dhunës së bazuar në gjini, sigurinë kibernetike dhe higjienën digjitale brenda institucioneve arsimore;
Krijimi i zgjidhjeve inovative për uljen e papunësisë së të rinjve dhe promovimin e masave për vetëpunësim dhe sipërmarrësi.

Me qëllim që të ruhet transparenca, do të publikohet një thirrje publike, gjatë së cilës përfaqësuesit nga ministria dhe Sekretariati i Përgjithshëm do të shqyrtojnë aplikacionet dhe projektet, ndërsa shpërndarja e mjeteve do të bëhet sipas rregullores për shpërndarje.

Po ashtu, Qeveria miratoi Propozim-Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Pas miratimit nga ana e Kuvendit, këto ndryshime do të sjellin përmirësime të rëndësishme në funksionimin e komunave, rritjen e transparencës, pjesëmarrjen qytetare dhe efikasitetin administrativ.