“Vera e Ohrit” pa kulturë shqiptare – BDI: Përjashtim sistematik dhe margjinalizim institucional

Festivali shtetëror “Vera e Ohrit”, një nga manifestimet më të mëdha kulturore në Maqedoninë e Veriut, këtë vit po zhvillohet pa asnjë element të kulturës shqiptare në programin zyrtar, duke The post “Vera e Ohrit” pa kulturë shqiptare – BDI: Përjashtim sistematik dhe margjinalizim institucional appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 14, 2025 - 10:30
 0
“Vera e Ohrit” pa kulturë shqiptare – BDI: Përjashtim sistematik dhe margjinalizim institucional

Festivali shtetëror “Vera e Ohrit”, një nga manifestimet më të mëdha kulturore në Maqedoninë e Veriut, këtë vit po zhvillohet pa asnjë element të kulturës shqiptare në programin zyrtar, duke ngritur shqetësime për përjashtim të qëllimshëm dhe mungesë përfaqësimi të njërit prej komuniteteve më të mëdha në vend, përcjell Flaka.

Programi i publikuar përfshin një sërë aktivitetesh artistike – koncerte, shfaqje teatrore dhe mbrëmje tematikash ndërkombëtare – por nuk përmban asnjë aktivitet që lidhet me trashëgiminë, artin apo identitetin shqiptar. Kjo situatë është cilësuar si alarmante nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i cili ka reaguar me një deklaratë publike.

“Në një shtet ku shqiptarët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të popullsisë dhe të jetës kulturore, përjashtimi i plotë i çdo elementi shqiptar nga një festival kombëtar është i papranueshëm dhe shqetësues,” thuhet në reagimin zyrtar të BDI-së.

Ironikisht, edicioni i sivjetshëm i festivalit është hapur në prani të Presidentit të Shqipërisë, z. Bajram Begaj, por as ky moment nuk ka ndikuar në reflektimin mbi përfshirjen e artistëve shqiptarë në programin kulturor.

“Jo vetëm që nuk ka asnjë përfaqësim të artistëve shqiptarë, por mungon plotësisht çdo pikë që do të pasqyronte identitetin, traditën apo krijimtarinë bashkëkohore shqiptare në Maqedoninë e Veriut,” nënvizon më tej deklarata e BDI-së.

Partia shqiptare që është pjesë e koalicionit “Fronti Evropian” i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të sqarojnë këtë anashkalim:

“Qeveria, Ministria e Kulturës dhe drejtuesit e festivalit duhet të mbajnë përgjegjësi për mungesën e përfaqësimit të një prej komuniteteve kryesore të këtij vendi, jo vetëm në gjuhë, por në shpirt, në art dhe në identitet,” thekson BDI.

Duke e konsideruar këtë si një dëshmi të politikës përjashtuese që po zë rrënjë në sistemin institucional të kulturës, BDI ka paralajmëruar se do të vazhdojë të mbrojë përfaqësimin e denjë të kulturës shqiptare në të gjitha nivelet institucionale, duke e cilësuar kulturën si një shtyllë të bashkëjetesës dhe zhvillimit të përbashkët shoqëror. Flaka

The post “Vera e Ohrit” pa kulturë shqiptare – BDI: Përjashtim sistematik dhe margjinalizim institucional appeared first on Flaka, në çdo lajm... .