Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për kryetar të Klinës

Lëvizja Vetëvendosje sot e zyrtarizoi si kandidat për kryetar të komunës së Klinës, Ramiz Rrustën. Partia e Kurtit thotë se me Rrustën do ta bëjë ndryshimin në këtë komunë, dhe se nuk do të ketë bastione. Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes të shtunën qëndroi në Klinë ku e prezantoi Ramiz Rrustën si kandidat për kryetar

qershor 14, 2025 - 15:00
 0  5
Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për kryetar të Klinës
Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për kryetar të Klinës

Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për kryetar të Klinës

Lëvizja Vetëvendosje sot e zyrtarizoi si kandidat për kryetar të komunës së Klinës, Ramiz Rrustën. Partia e Kurtit thotë se me Rrustën do ta bëjë ndryshimin në këtë komunë, dhe se nuk do të ketë bastione.

Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes të shtunën qëndroi në Klinë ku e prezantoi Ramiz Rrustën si kandidat për kryetar, ku tha se ky i fundit është i duhuri për të qeverisë me këtë komunë.

Por, Kurti në postimin e bërë në Facebook, nuk ka treguar se Rrusta para se të përfundoi te partia e tij ka qenë pjesë edhe e dy partive të tjera, PDK-së e AAK-së, shkruan Reporteri.net.