(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 29 persona mbetën të plagosur

Shpërthim në një pikë karburanti në lindje të Romës, ku kanë mbetur të plagosur 29 persona. Raportohet gjithashtu se shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh, ndërsa forcat e Departamentit të Zjarrfikësve, forca e policisë dhe vullnetarëve të mbrojtjes civile nxituan për në vendngjarje. Stacioni më i afërt i metrosë Teano është mbyllur, nga […]

Korrik 4, 2025 - 14:30
 0
(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 29 persona mbetën të plagosur

Shpërthim në një pikë karburanti në lindje të Romës, ku kanë mbetur të plagosur 29 persona.

Raportohet gjithashtu se shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh, ndërsa forcat e Departamentit të Zjarrfikësve, forca e policisë dhe vullnetarëve të mbrojtjes civile nxituan për në vendngjarje.

Stacioni më i afërt i metrosë Teano është mbyllur, nga ana tjetër raportohet se ndërtesat pranë shpërthimit kanë pësuar dëme.

Banorët të shqetësuar kanë lënë shtëpitë e tyre, ndërkohë që pohuan se para shpërthimit është ndjerë një erë e fortë gazi.

Sipas informacioneve paraprake të zjarrfikësve, incidenti ndodhi pak pas orës 08:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga shkëputja e një pompe të cisternës që furnizonte pikën e karburantit.