VIDEO/ Sulm në konsullatën izraelite në Stamboll, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur
Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas të Stambollit pas një sulmi të armatosur jashtë konsullatës izraelite. Sipas informacioneve fillestare, tre persona të armatosur kanë hapur zjarr, dy prej të cilëve janë ekzekutuar nga policia dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Siç raporton Hurriyet, dy oficerë policie u plagosën po ashtu […]
Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas të Stambollit pas një sulmi të armatosur jashtë konsullatës izraelite.
Sipas informacioneve fillestare, tre persona të armatosur kanë hapur zjarr, dy prej të cilëve janë ekzekutuar nga policia dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Siç raporton Hurriyet, dy oficerë policie u plagosën po ashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Në rrjetin social “X” janë publikuar video që dyshohet se tregojnë momentin e shkëmbimit të të shtënave me armë.
Ministri i Drejtësisë Gürlek njoftoi se Zyra e Kryeprokurorit Publik ka nisur një hetim mbi raportimet për të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll.