Vidhet një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë në Suharekë

Një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë raportohet se i është vjedhur një burri në Suharekë. Rasti, sipas policia ka ndodhur të shtunën e 5 korrikut, derisa persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një shtëpi me forcë, ku dhe kanë kryer veprën e vjedhjes. “Me datën 05.07.2025 dyshohet se personi-na të panjohur

Korrik 6, 2025 - 10:00
 0  3
Vidhet një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë në Suharekë
Vidhet një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë në Suharekë

Vidhet një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë në Suharekë

Një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë raportohet se i është vjedhur një burri në Suharekë.

Rasti, sipas policia ka ndodhur të shtunën e 5 korrikut, derisa persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një shtëpi me forcë, ku dhe kanë kryer veprën e vjedhjes.

“Me datën 05.07.2025 dyshohet se personi-na të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës m/k, nga e cila kishin vjedhur një pistoletë me dy karikator dhe 80 copë fishek për të cilën posedon leje dhe para . Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.