Visar Azemi: Lë të shohim vitin 2025 si një mundësi të re për më shumë ndryshime pozitive për Ferizajin

Visar Azemi kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës ka shkruar në Facebook në lidhje me angazhimet gjatë vitit 2024, me theks të veçantë degën të cilën e udhëheq atë të Ferizajt. “Le të shohim vitin 2025 si një mundësi të re për të vazhduar rrugëtimin tonë me të njëjtën energji dhe entuziazëm […]

dhjetor 23, 2024 - 01:00
 0  4
Visar Azemi: Lë të shohim vitin 2025 si një mundësi të re për më shumë ndryshime pozitive për Ferizajin

Visar Azemi kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës ka shkruar në Facebook në lidhje me angazhimet gjatë vitit 2024, me theks të veçantë degën të cilën e udhëheq atë të Ferizajt.

“Le të shohim vitin 2025 si një mundësi të re për të vazhduar rrugëtimin tonë me të njëjtën energji dhe entuziazëm për të sjellë më shumë ndryshime pozitive për Ferizajin.

Pa dyshim, bashkë do të arrijmë shumë më tepër!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

E plotë:

Përfundimi i vitit 2024 është një moment reflektimi dhe falënderimi për të gjithë angazhimin dhe përpjekjet që kemi bërë gjatë këtij viti.

Viti që po lëmë pas ka qenë një periudhë e mbushur me sfida, por edhe me arritje të mëdha për degën e LDK-së në Ferizaj.

Falë punës së palodhur dhe mobilizimit të secilit anëtar, kemi arritur të sjellim ndryshime pozitive në komunitetin tonë dhe të angazhohemi për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Ferizajit.

Në këtë fundvit, shprehim mirënjohje për secilin nga ju që kontribuoni me pasion dhe përkushtim për të bërë LDK-në një forcë të fuqishme politike.

Le të shohim vitin 2025 si një mundësi të re për të vazhduar rrugëtimin tonë me të njëjtën energji dhe entuziazëm për të sjellë më shumë ndryshime pozitive për Ferizajin.

Pa dyshim, bashkë do të arrijmë shumë më tepër!