Vizitë simbolike dhe strategjike: Bekim Sali në Kiev, partneritet dhe kujtim i përbashkët!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare pune në Kiev, në një moment të ndjeshëm për situatën rajonale dhe evropiane. The post Vizitë simbolike dhe strategjike: Bekim Sali në Kiev, partneritet dhe kujtim i përbashkët! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 24, 2026 - 12:30
 0
Vizitë simbolike dhe strategjike: Bekim Sali në Kiev, partneritet dhe kujtim i përbashkët!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare pune në Kiev, në një moment të ndjeshëm për situatën rajonale dhe evropiane.

Gjatë qëndrimit në Ukrainë, Sali do të marrë pjesë në një ceremoni të përbashkët përkujtimore në nder të mbrojtësve të rënë të Ukrainës, duke dërguar një mesazh simbolik solidariteti dhe respekti ndaj sakrificës së tyre.

Në agjendë janë paraparë edhe takime me përfaqësues të lartë të institucioneve ukrainase, të angazhuar në proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik. Diskutimet pritet të fokusohen në shkëmbimin e përvojave, sfidat aktuale dhe koordinimin e hapave në rrugën drejt strukturave evropiane.

Nga Ministria për Çështje Evropiane e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se vizita synon thellimin e bashkëpunimit dypalësh, forcimin e partneritetit institucional dhe rikonfirmimin e mbështetjes për Ukrainën në aspiratat e saj eurointegruese.

Vizita e Saliut në Kiev vlerësohet si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm diplomatik për forcimin e lidhjeve me partnerët evropianë dhe për ndërtimin e një qasjeje të përbashkët ndaj sfidave aktuale në kontinent. Gazeta Flaka

The post Vizitë simbolike dhe strategjike: Bekim Sali në Kiev, partneritet dhe kujtim i përbashkët! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .