Vjedhje spektakolare në Gjermani, grabiten mijëra kasaforta në një bankë, dëmi deri në 30 milionë euro
Një grabitje spektakolare raportohet të ketë ndodhur në Gjermani në ditët e fundit të vitit 2025, ku autorët arritën të vidhnin rreth 30 milionë euro duke përfituar nga pushimet e Krishtlindjeve. Sipas mediave të huaja, më shumë se 3 mijë kasaforta u hapën me forcë, të cilat mbanin para të gatshme, bizhuteri dhe ar. Duke […] The post Vjedhje spektakolare në Gjermani, grabiten mijëra kasaforta në një bankë, dëmi deri në 30 milionë euro appeared first on InfoShqip.com.
Një grabitje spektakolare raportohet të ketë ndodhur në Gjermani në ditët e fundit të vitit 2025, ku autorët arritën të vidhnin rreth 30 milionë euro duke përfituar nga pushimet e Krishtlindjeve.
Sipas mediave të huaja, më shumë se 3 mijë kasaforta u hapën me forcë, të cilat mbanin para të gatshme, bizhuteri dhe ar.
Duke u bazuar në një vlerë mesatare të siguruar prej rreth 10 mijë eurosh për çdo kasafortë, policia vlerëson se humbjet totale arrijnë në rreth 30 milionë euro.
Sipas policisë, autorët e krimit hynë në bankë përmes një garazhi parkimi, duke shpuar një vrimë të madhe në dhomën e kasafortës. Pas grabitjes, ata u larguan duke përdorur të njëjtën rrugë, së bashku me sendet e vjedhura.
The post Vjedhje spektakolare në Gjermani, grabiten mijëra kasaforta në një bankë, dëmi deri në 30 milionë euro appeared first on InfoShqip.com.