Vjosa Osmani uron Presidentin e ri të Malavit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e ri të Malavit, Prof. Arthur Peter Mutharika, me rastin e marrjes së detyrës. Në një postim në X, Osmani i ka dëshiruar suksese në udhëheqjen e vendit drejt prosperitetit të mëtejshëm. Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Malavin dhe


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e ri të Malavit, Prof. Arthur Peter Mutharika, me rastin e marrjes së detyrës.
Në një postim në X, Osmani i ka dëshiruar suksese në udhëheqjen e vendit drejt prosperitetit të mëtejshëm.
Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Malavin dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
