VLEN: Ansambli i Tetovës jo vetëm që nuk mbyllet, por zgjerohet me 20 artistë të rinj

Koalicioni qeverisës VLEN ka siguruar se Ansambli Muzikor i Tetovës nuk do të mbyllet, por përkundrazi do të forcohet dhe zgjerohet, raporton INA. Sipas këtij koalicioni, aktualisht është paraparë punësimi i rreth 20 artistëve, si pjesë e fazës së parë për funksionalizimin e plotë të institucionit. Paralelisht, është dhënë pëlqimi edhe për punësimin e 5 […]

Prill 23, 2026 - 10:30
VLEN: Ansambli i Tetovës jo vetëm që nuk mbyllet, por zgjerohet me 20 artistë të rinj

Koalicioni qeverisës VLEN ka siguruar se Ansambli Muzikor i Tetovës nuk do të mbyllet, por përkundrazi do të forcohet dhe zgjerohet, raporton INA.

Sipas këtij koalicioni, aktualisht është paraparë punësimi i rreth 20 artistëve, si pjesë e fazës së parë për funksionalizimin e plotë të institucionit. Paralelisht, është dhënë pëlqimi edhe për punësimin e 5 artistëve në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Shkup.

“Angazhimi i Qeverisë VLEN dhe i zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, ka sjellë lajme të mira për Ansamblin Muzikor të Tetovës. Ky institucion jo vetëm që nuk rrezikohet, por përkundrazi po forcohet. Aktualisht po punohet intensivisht në kompletimin e dokumentacionit për funksionalizimin e plotë të tij, përfshirë edhe punësimin e rreth 20 artistëve në fazën e parë. Në të njëjtën kohë, për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Shkup tashmë janë siguruar pëlqimet për 5 punësime të reja. Këto zhvillime tregojnë qartë qasjen institucionale të VLEN-it, ku kultura trajtohet si vlerë strategjike”, thuhet në njoftimin e VLEN.

Ky zhvillim konsiderohet si një hap drejt fuqizimit të institucioneve kulturore dhe mbështetjes së artistëve në vend.