VLEN: BDI-së i ra maska, doli në mbrojtje të fyerjes ndaj shqiptarëve
BDI-së i ra maska krejt. Në vend që ta dënojë gjuhën përçmuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ajo doli ta mbrojë atë. Pra, për BDI-në fjala “idiotë” nuk është problem kur përdoret kundër shqiptarëve që nuk i nënshtrohen logjikës së saj të mbrapshtë politike. Ata që nuk e kanë pasur problem të fyejnë nënat […]
BDI-së i ra maska krejt. Në vend që ta dënojë gjuhën përçmuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ajo doli ta mbrojë atë. Pra, për BDI-në fjala “idiotë” nuk është problem kur përdoret kundër shqiptarëve që nuk i nënshtrohen logjikës së saj të mbrapshtë politike.
Ata që nuk e kanë pasur problem të fyejnë nënat shqiptare, nënat tetovare, shkupjanët, kumanovarët e struganët dhe shqiptarët në përgjithësi që për 20 vite i mbajtën në pushtet, sot natyrisht nuk e shohin si problem as fjalën “idiotë”. Sepse BDI është mësuar me fjalor edhe më të rëndë ndaj shqiptarëve.
Në të vërtetë, BDI nuk po mbron Shqipërinë. BDI po mbron përçmimin dhe fyerjen ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Ata që për 20 vjet e trajtuan shqiptarin si votë, si numër, si militant dhe si pronë partie, sot nuk kanë problem kur dikush e quan “idiot”. Sepse për ta, shqiptari ka vlerë vetëm kur hesht, bindet dhe voton për ta.
VLEN nuk është kundër Shqipërisë. VLEN është kundër secilit që fyen shqiptarët, qoftë në Shkup, Tiranë apo kudo tjetër. Shqipëria nuk është pronë private e BDI-së dhe as perde ku mund të fshihen sa herë kapen në krim, korrupsion e hipokrizi.
Populli i njeh mirë çfarë “patriotësh” janë. Mjafton të kujtojmë se po këta, me ngulm dhe prapa shpinës së shqiptarëve, e shtynin Tiranën zyrtare drejt Ballkanit të Hapur. Dje shisnin interesin shqiptar për pazare rajonale, sot shesin moral për Shqipërinë. Kjo është hipokrizi kombëtare me vulë të BDI-së.