VLEN: Fryrje rekord nga Taravari, sallë këshilli 50 mijë, faturë 750 mijë euro

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër duke akuzuar ish-udhëheqjen e Komunës së Gostivarit për, siç thotë, një nga abuzimet më të rënda financiare të realizuara ndonjëherë në pushtetin lokal në Maqedoninë The post VLEN: Fryrje rekord nga Taravari, sallë këshilli 50 mijë, faturë 750 mijë euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 25, 2025 - 15:00
 0
VLEN: Fryrje rekord nga Taravari, sallë këshilli 50 mijë, faturë 750 mijë euro

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër duke akuzuar ish-udhëheqjen e Komunës së Gostivarit për, siç thotë, një nga abuzimet më të rënda financiare të realizuara ndonjëherë në pushtetin lokal në Maqedoninë e Veriut.

Sipas VLEN-it, ndërtimi i sallës së Këshillit Komunal në Gostivar është realizuar me një kosto skandaloze prej rreth 750 mijë eurosh, ndonëse, siç theksojnë ata, teknikisht dhe funksionalisht ajo mund të ndërtohej me maksimum 50 mijë euro.

“Kjo nuk është gabim. Nuk është interpretim. Nuk është debat politik. Kjo është keqpërdorim i rëndë i parasë publike. Dokumenti ekziston. Shifra ekziston. Dhe dokumenti është i nënshkruar nga Arben Taravari”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga ky koalicion vlerësojnë se një rast i tillë nuk ekziston në asnjë komunë tjetër të vendit dhe se përmasat e këtij dyshimi janë të paprecedenta.

“Një keqpërdorim i kësaj përmase nuk gjendet as në komunat e rajonit. Ky është rekord i turpit dhe i papërgjegjshmërisë institucionale”, thekson VLEN.

Sipas tyre, përgjegjësia është individuale dhe ka emër e mbiemër.

“Përgjegjësia nuk është kolektive, as abstrakte. Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër: Arben Taravari”, deklaron VLEN.

Koalicioni shton se nuk flet me paragjykime, por me fakte të dokumentuara, të cilat, sipas tyre, nuk mund të fshihen apo relativizohen.

“Ky është modeli i qeverisjes që qytetarët e Gostivarit e kanë përjetuar: luks për pushtetin, varfëri për qytetarët; shpenzim i pakontrolluar dhe mungesë llogaridhënieje”, thuhet më tej në reagim.

VLEN thekson se zgjedhjet e 11 janarit do të shënojnë fundin e këtaj periudhe dhe se qytetarët do të japin verdiktin e tyre politik.

“Më 11 janar, kjo histori merr fund. Qytetarët e Gostivarit do të flasin qartë dhe me një zë për Nevzat Bejtën. Ata do ta dërgojnë Arben Taravarin dhe klikën e tij politike në fundin politik”, deklaron koalicioni.

Në fund, VLEN thekson se nuk do të mbulojë korrupsionin dhe se Gostivari meriton një fillim të ri.

“VLEN nuk mbulon krimin, nuk relativizon korrupsionin dhe nuk negocion me të vërtetën. Gostivari meriton drejtësi, ndershmëri dhe një fillim të ri. Koha e abuzimit ka përfunduar”, përfundon reagimi. Gazeta Flaka

The post VLEN: Fryrje rekord nga Taravari, sallë këshilli 50 mijë, faturë 750 mijë euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .