VLEN: Kod Penal për të shpëtuar krerët e korrupsionit, jo për të mbrojtur drejtësinë

Koalicioni VLEN e ka akuzuar binomin qeverisës të deridjeshëm BDI-LSDM se ka keqpërdorur mekanizmat evropianë në dëm të drejtësisë dhe interesit publik. Në një deklaratë të sotme, VLEN u shpreh The post VLEN: Kod Penal për të shpëtuar krerët e korrupsionit, jo për të mbrojtur drejtësinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 17, 2025 - 14:30
 0
VLEN: Kod Penal për të shpëtuar krerët e korrupsionit, jo për të mbrojtur drejtësinë

Koalicioni VLEN e ka akuzuar binomin qeverisës të deridjeshëm BDI-LSDM se ka keqpërdorur mekanizmat evropianë në dëm të drejtësisë dhe interesit publik. Në një deklaratë të sotme, VLEN u shpreh se përdorimi i flamurit evropian nga BDI-LSDM nuk kishte të bënte me standardet e Bashkimit Europian, por me mbrojtjen e interesave të të inkriminuarve në politikë.

“Binomi BDI–LSDM e përdori flamurin evropian jo për Evropën, por si leckë për të fshirë gjurmët e Nikolla Gruevskit dhe për t’ia shpëtuar lëkurën Sasho Mijallkovit,” – thuhet në deklaratë.

VLEN akuzon drejtpërdrejt qeverinë e kaluar për votimin e ndryshimeve të Kodit Penal, të cilat, sipas tyre, rezultuan në amnistimin e figurave të larta të përfshira në afera korruptive, nën maskën e harmonizimit me standardet e BE-së.

“Nën maskën e ‘harmonizimit me BE-në’, ata votuan ndryshime në Kodin Penal që sot po ia shohim sherrin e gjithë shoqëria. Ky nuk ishte ligj për standarde evropiane, por ofertë amnistie për kapjen e shtetit,” – deklaron VLEN, duke theksuar se reforma ishte nënshkruar nga BDI “në emër të shqiptarëve, por në interes të Gruevskit, Mijallkovit dhe klikave që kanë plaçkitur edhe shqiptarët, edhe Maqedoninë e Veriut”.

Deklarata shkon më tej duke nënvizuar nevojën për një qasje të re në përpilimin e Kodit Penal.

“Ky vend ka nevojë për drejtësi të vërtetë, jo për ligje të qepura sipas hallit të politikanëve që tremben nga përgjegjësia,” – vazhdon reagimi.

VLEN ka theksuar se mbështet një proces të përgjegjshëm dhe profesionist për hartimin e Kodit të ri Penal, e cila duhet të sigurojë drejtësi dhe barazi para ligjit.

“Përpilimi i Kodit të ri Penal kërkon analizë të thelluar, harmonizim profesional dhe përfshirje të ekspertizës më të mirë juridike,” – theksohet në komunikatën e koalicionit, duke nënvizuar se për ta “prioritet është një sistem penal që mbron qytetarët dhe drejtësinë, jo ata që për vite të tëra e përdorën ligjin për të pastruar vetveten nga skandalet”.

VLEN kujton se ka qenë e para që ka kërkuar rritjen e përgjegjësisë për korrupsionin e nivelit të lartë, përmes amendamenteve kushtetuese. Gazeta Flaka

The post VLEN: Kod Penal për të shpëtuar krerët e korrupsionit, jo për të mbrojtur drejtësinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .