Jennifer Lopez shfaqet tejet elegante në tapetin e kuq të Çmimeve të Guvernatorëve
Jennifer Lopez mahniti të gjithë me një fustan të zi dhe bezhë nga Tamara Ralph gjatë edicionit të 16-të të Çmimeve të Guvernatorëve në Los Angeles të dielën. Aktorja 56-vjeçare u shfaq me një fustan pa rripa, me një pjesë prej kadifeje dhe pjesë të mbuluara me tyl transparent, që i dhanë një pamje elegante […]
Jennifer Lopez mahniti të gjithë me një fustan të zi dhe bezhë nga Tamara Ralph gjatë edicionit të 16-të të Çmimeve të Guvernatorëve në Los Angeles të dielën.
Aktorja 56-vjeçare u shfaq me një fustan pa rripa, me një pjesë prej kadifeje dhe pjesë të mbuluara me tyl transparent, që i dhanë një pamje elegante dhe pak gotike.
Ajo i plotësoi me doreza të gjata, vathë me perla dhe diamante, ndërsa flokët biondë i kishte mbledhur gjysmë të lira rreth fytyrës, shkruan DailyMail.
Ky event nderoi katër figura të njohura të kinemasë: Jennifer Lopez ishte ndër të pranishmit, ndërsa Dolly Parton mori Çmimin Humanitar Jean Hersholt, dhe Tom Cruise, Debbie Allen dhe Wynn Thomas u nderuan me Çmime Oscar nderi.
Jennifer gjithashtu përmendi filmin e saj të fundit, Kiss of the Spider Woman, ku luan rolin e Aurorës, një personazh imagjinar që krijohet nga një i burgosur nëpërmjet imagjinatës së tij.
Ajo falënderoi ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck, për mbështetjen në realizimin e filmit. /Telegrafi/



