Arbër Ademi: VMRO-DPMNE, fituesja reale e zgjedhjeve lokale në komunat shqiptare – VLEN shërbëtore
Dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përmbyllur analizën e detajuar të votave në çdo vendvotim dhe në çdo komunë të vendit. Në një The post Arbër Ademi: VMRO-DPMNE, fituesja reale e zgjedhjeve lokale në komunat shqiptare – VLEN shërbëtore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përmbyllur analizën e detajuar të votave në çdo vendvotim dhe në çdo komunë të vendit. Në një konferencë për media, sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, deklaroi se fituesja reale e këtyre zgjedhjeve në komunat me shumicë shqiptare është VMRO-DPMNE.
“Fitorja në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare i takon VMRO-DPMNE-së. Të gjitha të dhënat dëshmojnë se rezultati për kryetarë komunash në Tetovë, Strugë, Dibër, Çair, Saraj, Kërçovë, Bërvenicë dhe një sërë komunash të tjera me shumicë shqiptare, është produkt i votës masive të VMRO-DPMNE-së në favor të kandidatëve të tyre dhe të VLEN-it,” – deklaroi Ademi.
Sipas tij, opozita shqiptare e përbërë nga koalicioni VLEN nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votës shqiptare në asnjë komunë – as për kryetar, e as për këshill.
“Roli i vetëm i VLEN në këto zgjedhje ka qenë t’i shërbejë synimeve të VMRO-DPMNE-së. Ata nuk kanë fituar asnjë komunë me votë shumicë shqiptare, por vetëm falë mbështetjes së organizuar të elektoratit maqedonas,” – theksoi Ademi.
Ademi shtoi se nëse VLEN ka shënuar fitore formale në disa komuna, ato fitore janë rezultat i votës së VMRO-DPMNE-së, ndërsa AKI ka fituar votën popullore shqiptare me mbi 23 mijë vota epërsi.
“Kjo nuk është retorikë politike. Kjo është matematikë zgjedhore. Fituesi real në komunat shqiptare është VMRO-DPMNE,” – u shpreh ai.
Ai paralajmëroi riorganizim brenda partisë me rastin e Kongresit të dhjetorit për t’i dhënë përgjigjen e merituar mesazhit të qytetarëve:
“Ky është një mandat moral dhe politik që na obligon të riorganizohemi dhe të forcojmë lidhjen me qytetarët. Ne gjithmonë do të themi të vërtetën hapur. VMRO-DPMNE ka fituar – dhe ky është realiteti i dalë nga kutitë e votimit,” – tha Ademi.
Në fund, ai i falënderoi të gjithë aktivistët dhe votuesit që e mbështetën BDI-në në këto zgjedhje, duke premtuar punë edhe më transparente, me përkushtim ndaj interesit të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të shtetit. Gazeta Flaka
The post Arbër Ademi: VMRO-DPMNE, fituesja reale e zgjedhjeve lokale në komunat shqiptare – VLEN shërbëtore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .