VLEN mbështet studentët për provimin e jurisprudencës në shqip, kritika BDI-së

Sot, nga VLEN reaguan ndaj 20 viteve të qeverisjes së BDI-së, duke theksuar se gjatë gjithë kësaj periudhe partia shqiptare nuk ka kryer asnjë punë si duhet. “BDI me pushtet The post VLEN mbështet studentët për provimin e jurisprudencës në shqip, kritika BDI-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 8, 2026 - 17:30
 0
VLEN mbështet studentët për provimin e jurisprudencës në shqip, kritika BDI-së

Sot, nga VLEN reaguan ndaj 20 viteve të qeverisjes së BDI-së, duke theksuar se gjatë gjithë kësaj periudhe partia shqiptare nuk ka kryer asnjë punë si duhet.

“BDI me pushtet plot 20 vjet nuk e ka kryer asnjë punë si duhet. Gjithmonë me stërkëmbëza, gjithmonë me gjysmë zgjidhje. Prandaj duhej të shkonin në opozitë, që shqiptarët ta shohin me sy se sa pa vullnet kanë qenë. Pushtet patën, vullnet jo,” tha VLEN në një reagim.

Në lidhje me provimin e jurisprudencës, VLEN vuri në dukje se BDI ka pasur të gjitha mundësitë për të garantuar të drejtën e studentëve për ta marrë provimin edhe në gjuhën shqipe, por nuk e ka bërë. “Patën kryeministër teknik, kryeparlamentar, ministra të Drejtësisë, por nuk e zgjidhën të drejtën e studentëve që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe. Pse? Sepse ishin të zënë me Soravinë dhe pazaret e tyre, jo me hallet e studentëve,” theksohet në reagim.

VLEN kujton se çështja e provimit në shqip ka nisur më herët. “Ligji për provimin e jurisprudencës u miratua në vitin 2019 dhe hyri në fuqi më 1 janar 2020, pikërisht në kohën e BDI-së. Ndërsa ‘strategjia’ e tyre për të dorëzuar propozim-ligj katër ditë para qeverisë teknike dhe sot të shtiren si të shqetësuar, nuk është gjë tjetër veçse hipokrizi e llojit të vet,” theksoi VLEN.

Platforma garanton se do të angazhohet që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, si “e drejtë e patjetërsueshme e studentëve shqiptarë dhe si obligim kushtetues i shtetit”.

The post VLEN mbështet studentët për provimin e jurisprudencës në shqip, kritika BDI-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .