VLEN: Në logon tonë jeton historia dhe identiteti shqiptar, jo shërbimi ndaj Gruevskit

“BDI, vazhdon fushatën e saj të shpifjeve dhe manipulimeve, kësaj here duke gënjyer edhe për dizajnin në prapavijë të VLEN. Ky dizajn është pasqyrë e trashëgimisë, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar. Brenda saj janë të gdhendura simbolet që flasin vetë: Kalaja e Shkupit, Malet e Sharrit, Sheshi Skënderbeu me flamurin kombëtar, Çarshia, Stacioni i vjetër […]

shtator 26, 2025 - 15:30
 0
VLEN: Në logon tonë jeton historia dhe identiteti shqiptar, jo shërbimi ndaj Gruevskit

“BDI, vazhdon fushatën e saj të shpifjeve dhe manipulimeve, kësaj here duke gënjyer edhe për dizajnin në prapavijë të VLEN.

Ky dizajn është pasqyrë e trashëgimisë, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar. Brenda saj janë të gdhendura simbolet që flasin vetë: Kalaja e Shkupit, Malet e Sharrit, Sheshi Skënderbeu me flamurin kombëtar, Çarshia, Stacioni i vjetër i trenit, lumi Vardar, Shtëpia e Beut, Universiteti i Tetovës dhe shumë të tjera. Këto janë themelet e historisë, kulturës dhe përditshmërisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Paturpësia e BDI-së paraqitet në shtrembërimin e fakteve, ose edhe më keq në mosnjohjen e simboleve!

1.⁠ ⁠Muzeu i Ilindenit paraqet kryengritjen e Krushevës, ku në këtë kryengritje sipas gjitha fakteve historike shqiptarët kanë pasur rol kyç;

2.⁠ ⁠Universitetin Shtetëror të Tetovës e paraqesin sikur muze të VMRO-së;

3.⁠ ⁠Përmendoren e Skënderbeut e paraqesin sikur Aleksandri i Madh;

4.⁠ ⁠Gënjejnë që vetëm flamuri shtetëror është në këtë dizajn, ku duket qartë që krahas flamurit shtetëror, qëndron edhe flamuri kombëtar.

Nëse BDI nuk i sheh këto elemente shqiptare, atëherë kjo ndodh sepse BDI prej kohësh i ka mbyllur sytë ndaj interesave kombëtare dhe i sheh vetëm interesat e Soravisë dhe korrupsionit të vet.

VLEN nuk ka nevojë të fshehë asgjë. Ne flasim me simbolet e shqiptarëve, me historinë tonë, me universitetin e parë shqiptar, me flamurin kuq e zi, me malet, lumenjtë dhe qytetet tona.

Prandaj, çdo shpifje e BDI-së është vetëm një dëshmi tjetër se kjo parti ka humbur busullën shqiptare dhe ka mbetur peng i korrupsionit dhe i shefave të saj të vjetër në Budapest.

VLEN është NJË ZË i shqiptarëve dhe ky zë do të dëgjohet fuqishëm më 19 tetor, me numrin 7, për ndryshimin që e meriton çdo qytetar.” sqaron VLEN