Rikthimi i Teuta Arifit, qytetarët: S’i japim shansin ta shkatërroj Tetovën

Teuta Arifi u shfaq në mbështetje të fushatës së kandidatit të saj në Tetovë, pavarësisht se 8-vjeçari i saj në krye të Komunës së Tetovës, mbahet mend më shumë për problemet kronike të këtij qyteti se sa për arritje. Mungesa e transportit publik funksional, mungesa e vazhdueshme e ujit, e filtrave të ujërave të zeza, […]

shtator 26, 2025 - 15:30
 0
Rikthimi i Teuta Arifit, qytetarët: S’i japim shansin ta shkatërroj Tetovën

Teuta Arifi u shfaq në mbështetje të fushatës së kandidatit të saj në Tetovë, pavarësisht se 8-vjeçari i saj në krye të Komunës së Tetovës, mbahet mend më shumë për problemet kronike të këtij qyteti se sa për arritje. Mungesa e transportit publik funksional, mungesa e vazhdueshme e ujit, e filtrave të ujërave të zeza, rrugët e mbuluara në mbeturina, të cilat edhe banorët i kujtojnë sot e kësaj dite. Ajo që mbahet mend më së shumti në kohën e Arifit ishin miliona eurot borxhe të lëna pas, që nxitën më vonë edhe hetime lidhur edhe me qindra kontrata të dyshimta punësimesh në vepër, emërime të dyshimta partiake etj. Tetova ishte shembull i dështimit të mbledhjes së taksave, shpronësimeve me procedura të dyshimta si dhe nxiti ndjenjën e mos pagesës së shërbimeve themelore nga ana e vetë qytetarëve. Kështu e kujtojnë edhe qytetarët.

“Nuk e di pse del ajo. Kot e ka. A dëshiron edhe njëherë të vjedh Tetovën?”, tha një qytetar.

“Nuk më duket veprim i mirë nga partia që ajo vjen”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Secili njeri ka drejt prapë. Secili mund të bëhet pishman. Të gjithë ne bëhemi pishman”, tha një qytetar.

“Politika është në këto mënyrë. Dalin me skandale, pa skandale. Kanë të drejtë të dalin, se sa do të fitojnë se di. Të gjithë ne jemi të pafytyrë”, theksoi një qytetar.

“Nuk di çfarë të ju them. Nuk e di ku e gjenë guximin të dalë përsëri dhe të shfaqet. Nuk kam dëgjuar fjalë të mira për të”, u shpreh një qytetar.

Ndërkohë, pas humbjes së zgjedhjeve, BDI-ja tentoi ta shpërblente Arifin me një post diplomatik, por Brukseli i mbylli dyer. Partitë opozitare asokohe e akuzonin Arifin edhe për privatizimet korruptive me oligarkun malazez pro-rus Miomir Daka Davidoviq për Kombinatin Pyjor Industrial “Jellak” për të cilin Komuna e Tetovës pati miratuar edhe planin e detajuar urbanistik, për kompleks banesor për 8 mijë banorë të rinj. Plani urbanistik u rrëzua më pas në kohën e Bilall Kasamit me ndihmën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së. Nga ana tjetër, edhe Aleanca e Zijadin Selës, që sot është në të njëjtin koalicion, e akuzonte Arifin jo vetëm për Daka Dvidoviqin si ish-ministër i Karaxhiqit por edhe 800 punësimet fiktive në komunë, e deri edhe për vrasjen e 14 qytetarëve në Spitalin Modular të Tetovës. Shfaqja e Arifit u prit me një valë reagimesh edhe në rrjetet sociale, si rikthim i kujtesës me keq menaxhim të Tetovës. /Alsat.mk