VLEN: “Nuk është dorëheqje, është rrëzim – AKI është shuar!”
Koalicioni VLEN shpall fundin e një epoke politike dhe hyrjen në atë të përgjegjësisë Koalicioni LEN ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në skenën politike shqiptare, duke i cilësuar ngjarjet The post VLEN: “Nuk është dorëheqje, është rrëzim – AKI është shuar!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Koalicioni VLEN shpall fundin e një epoke politike dhe hyrjen në atë të përgjegjësisë
Koalicioni LEN ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në skenën politike shqiptare, duke i cilësuar ngjarjet jo si dorëheqje, por si “rrëzim” të një ndërtese të ngritur me mashtrime.
Në një deklaratë të fortë politike, VLEN thekson se me largimin e Krenar Llogës pas tërheqjes së Menduh Thaçit, panikut në BDI dhe “heshtjes tre-kokëshe Ahmeti–Taravari–Sela”, është bërë e qartë se:
“AKI nuk ekziston më. Është shuar, tretur dhe mbetur vetëm si një hije e vetvetes.”
VLEN akuzon aktorët e deritanishëm politikë se kanë ndërtuar karrierat mbi premtime boshe dhe manipulime, por tani janë përballur me fundin e pashmangshëm të një strukture të rrënuar.
“Këta që dikur pozonin si shpëtimtarë të shqiptarëve, sot nuk kanë guximin të japin as një deklaratë. Heshtja e tyre nuk është taktikë, është kapitullim”, thuhet në komunikatë.
BDI, “paketim i vjetër me letër të re”
VLEN e cilëson lëvizjen e BDI-së për të promovuar reformë me rikthimin e Blerim Bexhetit si një tentativë të dëshpëruar për të ringjallur një imazh të konsumuar.
“BDI tentoi të shesë ‘reformë’ me Blerim Bexhetin, por qytetarët janë lodhur nga paketimi i vjetër me letër të re. Kush tenton të rikthejë të dështuarin si shpëtimtar, vetëm dëshmon se ka mbetur pa ide, pa njerëz dhe pa fytyrë politike.”
“Kulla e mashtrimeve po shkërmoqet”
Koalicioni e përshkruan rënien e AKI-së si “dëshmia më e madhe se kulla e mashtrimeve 20-vjeçare po shkërmoqet gur më gur” dhe thekson se shqiptarët nuk pranojnë më fyerje dhe improvizime politike.
“Populli shqiptar nuk pranon më lojëra. Shqiptarët në ‘referendumin’ e tyre vulosën çlirimin përfundimtar.”
VLEN shpall fillimin e “epokës së përgjegjësisë”
Në fund, opozita shqiptare rithekson se është e gatshme të marrë përgjegjësinë dhe rolin udhëheqës në skenën politike:
“Ne jemi këtu, të fortë, të bashkuar dhe me legjitimitet të plotë. Ata po largohen nga skena, ne po hyjmë në epokën e përgjegjësisë. Është fundi i rrenave dhe fillimi i punës së vërtetë.”
The post VLEN: “Nuk është dorëheqje, është rrëzim – AKI është shuar!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .