VLEN: Saraji çdo ditë po vizitohet nga diplomatë, një kapitull për afirmim dhe bashkëpunim ndërkombëtar

VLEN përmes një komunikate thekson se komuna e Sarajit, po hyn në një kapitull të ri të afirmimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, me vizitën e të ngarkuarës me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e saj, znj. Nicole Varnes. “Kjo përbën një moment të rëndësishëm që dëshmon rritjen e vëmendjes dhe respektit ndaj kësaj […]

Prill 24, 2026 - 11:30
VLEN: Saraji çdo ditë po vizitohet nga diplomatë, një kapitull për afirmim dhe bashkëpunim ndërkombëtar

VLEN përmes një komunikate thekson se komuna e Sarajit, po hyn në një kapitull të ri të afirmimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, me vizitën e të ngarkuarës me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e saj, znj. Nicole Varnes. “Kjo përbën një moment të rëndësishëm që dëshmon rritjen e vëmendjes dhe respektit ndaj kësaj komune. Kjo vizitë vjen pas pranisë së mëhershme të ambasadorit të Bashkimi Evropian, Michael Rokas, duke e vendosur Sarajin për herë të parë në agjendën e faktorëve kyç ndërkombëtarë. Ky zhvillim është një sinjal i qartë se Saraji nuk është më në periferi, por po shndërrohet në një pikë referimi për dialog dhe bashkëpunim. Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe për procesin e VLEN-it, i cili po ecën drejt formimit si subjekt i përbashkët politik, me një moment kulmor Kongresin e 9 majit. Saraji sot me Muhamet Elmazin po dëshmon se ka kapacitet, vizion dhe përkushtim për të qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse dhe ndërkombëtare. Ky është vetëm fillimi i një rruge të re drejt afirmimit dhe zhvillimit”, thekson VLEN.